Klasat 1–9 · në gjuhën shqipe

Mësimet e shkollës, si lojë, në telefonin e fëmijës

Dora e shoqëron fëmijën nëpër të gjitha lëndët, klasë pas klase: mëson, provon veten dhe luan. Ti e ndjek çdo hap nga portali i prindit.

  • Mësimet e para falas
  • Pa reklama
  • Pa chat
Karta e Mëso: MAMI fillon me M
Njësia u përfundua: Bravo
Shtegu i mësimit me njësitë

Një aplikacion, tre përdorues

Brenda aplikacionit

Kështu duket Dora në telefon

Ballina me lëndët e klasës 1
BallinaTë gjitha lëndët e klasës, me progresin e secilës.
Shtegu i mësimit
Shtegu i mësimitNjësi pas njësie, si nivelet e një loje.
Karta MAMI fillon me M
MësoMe figura dhe, në klasën e parë, me zë.
Njësia u përfundua
Bravo!XP, seri ditësh dhe medalje për çdo njësi.
Lëndët e klasës 7
Deri në klasën 9Fizikë, Kimi, Biologji, Histori e të tjera.
9 klasa
Nga klasa e parë deri në të nëntën
Deri në 12 lëndë
Për çdo klasë, nga Gjuha shqipe te Kimia
3 hapa
Mëso, Provo dhe Luaj në çdo njësi
Me zë
Në klasën e parë çdo detyrë lexohet me zë
Si mëson fëmija

Çdo njësi ka tre hapa, si një lojë me nivele

Fëmija ecën në një shteg mësimi, lëndë pas lënde. Kur e kryen një njësi, hapet tjetra. Stemat dhe seria e ditëve e mbajnë të motivuar.

1. Mëso

Karta të shkurtra që e shpjegojnë konceptin me figura, shembuj dhe, në klasën e parë, me zë.

2. Provo

Ushtrime me tërheqje, renditje, boshte numerike dhe pyetje. Pyetjet e gabuara kthehen edhe një herë për t’u ushtruar.

3. Luaj

Një lojë me atë që sapo mësoi. Në fund të kapitullit, testi tregon çfarë ka mbetur për t’u ushtruar.

Klasat

Zgjidh klasën e fëmijës

Çdo klasë ka lëndët e veta, me kapituj dhe njësi në rendin e vitit shkollor.

Klasat 10–12 vijnë së shpejti
Klasa 18 lëndë
Gjuhë shqipe · Matematikë · Dituri natyre · Shoqëria dhe mjedisi · Shkathtësi për jetë · Art figurativ · Art muzikor · Edukatë fizikeShiko lëndët →
Klasa 28 lëndë
Gjuhë shqipe · Matematikë · Dituri natyre · Shoqëria dhe mjedisi · Shkathtësi për jetë · Art figurativ · Art muzikor · Edukatë fizikeShiko lëndët →
Klasa 38 lëndë
Gjuhë shqipe · Matematikë · Dituri natyre · Shoqëria dhe mjedisi · Shkathtësi për jetë · Art figurativ · Art muzikor · Edukatë fizikeShiko lëndët →
Klasa 48 lëndë
Gjuhë shqipe · Matematikë · Dituri natyre · Shoqëria dhe mjedisi · Shkathtësi për jetë · Art figurativ · Art muzikor · Edukatë fizikeShiko lëndët →
Klasa 58 lëndë
Gjuhë shqipe · Matematikë · Dituri natyre · Shoqëria dhe mjedisi · Shkathtësi për jetë · Art figurativ · Art muzikor · Edukatë fizikeShiko lëndët →
Klasa 611 lëndë
Gjuhë shqipe · Matematikë · Fizikë · Biologji · Histori · Gjeografi · Edukatë qytetare · TIK · Art figurativ · Art muzikor · Edukatë fizikeShiko lëndët →
Klasa 712 lëndë
Gjuhë shqipe · Matematikë · Fizikë · Kimi · Biologji · Histori · Gjeografi · Edukatë qytetare · TIK · Art figurativ · Art muzikor · Edukatë fizikeShiko lëndët →
Klasa 812 lëndë
Gjuhë shqipe · Matematikë · Fizikë · Kimi · Biologji · Histori · Gjeografi · Edukatë qytetare · TIK · Art figurativ · Art muzikor · Edukatë fizikeShiko lëndët →
Klasa 912 lëndë
Gjuhë shqipe · Matematikë · Fizikë · Kimi · Biologji · Histori · Gjeografi · Edukatë qytetare · TIK · Art figurativ · Art muzikor · Edukatë fizikeShiko lëndët →
Lëndët

Të gjitha lëndët e shkollës, në një vend

Gjuhë shqipe

Nga shkronjat e para dhe leximi te gramatika, drejtshkrimi, leksiku dhe tekstet letrare.

Klasat 1–9

Matematikë

Numrat dhe veprimet, thyesat, matjet dhe gjeometria, deri te ekuacionet dhe trigonometria.

Klasat 1–9

Dituri natyre

Materia, gjallesat, ajri, dukuritë fizike, Toka dhe mjedisi rreth nesh.

Klasat 1–5

Shoqëria dhe mjedisi

Familja, shkolla, të drejtat, traditat dhe vendi ku jetojmë.

Klasat 1–5

Shkathtësi për jetë

Materialet, siguria në rrugë, profesionet, planifikimi, paratë dhe media.

Klasat 1–5

Fizikë

Lëvizja dhe forca, energjia, nxehtësia, drita, elektriciteti dhe magnetizmi.

Klasat 6–9

Kimi

Grimcat e lëndës, elementet, reaksionet, tretësirat dhe komponimet organike.

Klasat 7–9

Biologji

Qeliza, trupi i njeriut, bimët dhe kafshët, ekosistemet dhe trashëgimia.

Klasat 6–9

Histori

Nga parahistoria dhe ilirët te mesjeta, Rilindja Kombëtare dhe pavarësia e Kosovës.

Klasat 6–9

Gjeografi

Harta, Toka dhe atmosfera, kontinentet, Ballkani dhe Kosova.

Klasat 6–9

Edukatë qytetare

Të drejtat dhe detyrimet, ligjet, institucionet, media dhe shoqëria civile.

Klasat 6–9

TIK

Materialet teknike, projektimi, mekanizmat, elektronika, teknologjia digjitale dhe karriera.

Klasat 6–9

Art figurativ

Vizatimi, ngjyrat, skulptura, grafika, dizajni dhe periudhat e artit.

Klasat 1–9

Art muzikor

Tingulli dhe zëri, notat dhe ritmi, veglat muzikore dhe kënga popullore.

Klasat 1–9

Edukatë fizike

Atletika, gjimnastika, lojërat me top, ushqyerja e shëndetshme dhe higjiena.

Klasat 1–9
Portali i prindit · dora-ks.com

E di çka mësoi fëmija sot, pa ia marrë telefonin

Hap portalin nga kompjuteri ose telefoni yt. Lidhu me fëmijën me kodin ose QR-in nga Profili i tij, dhe sheh gjithçka që bën në Dora.

Shembull me të dhëna të sajuara

Progresi javor

Minutat, seria e ditëve, XP-të dhe njësitë e kryera.

Çdo rezultat

Çdo ushtrim dhe çdo test i kapitullit, me datë dhe rezultat.

Raport çdo të hënë

Një email i shkurtër me raportin në PDF, nëse e dëshiron.

Disa fëmijë

Të gjithë në një llogari; fëmija i dytë me çmim më të ulët.

Portali i mësuesit · falas

Cakto detyra klasës dhe shih kush i bëri

Krijo klasën, shfaqe kodin në ekran dhe nxënësit hyjnë me telefon. Pastaj cakto një ushtrim ose testin e kapitullit, me afat.

Krijo llogari mësuesi
1Krijo llogarinëKonfirmo email-in; ne e miratojmë llogarinë dhe të njoftojmë.
2Krijo klasënNxënësit skanojnë kodin; secili merr 20 aktivitete shtesë falas.
3Cakto detyraShih kush e bëri dhe rezultatin; çdo të hënë merr përmbledhjen me email.
Shembull me të dhëna të sajuara

E sigurt për fëmijë

Pa reklama

Asnjë reklamë brenda aplikacionit, as për fëmijën as për prindin.

Pa chat

Fëmija nuk mund t’u shkruajë të huajve dhe askush s’mund t’i shkruajë atij.

Prindi sheh gjithçka

Portali i prindit tregon çdo njësi dhe çdo rezultat, pa e prekur pajisjen e fëmijës.

Zhvilluar në Kosovë

Në shqip, për nxënësit e shkollave tona.

Çmimi

Fillo falas, vazhdo kur të duash

Falas

0 €
  • 30 aktivitete për t'u njohur me Dorën
  • Pastaj 3 aktivitete çdo ditë
  • Detyrat nga mësuesi nuk numërohen
Më i zgjedhuri

Premium mujor

  • Të gjitha lëndët e klasës, pa kufi
  • Testet e kapitujve
  • Pa rinovim automatik

Premium vjetor

  • Gjithë viti shkollor
  • Fëmija i dytë me çmim më të ulët
  • Me kartë ose me transfer bankar

Pyetje të shpeshta

Për cilat klasa është Dora?

Për klasat 1 deri 9, me të gjitha lëndët e secilës klasë. Klasat 10–12 vijnë së shpejti.

A është falas?

Dora shkarkohet falas dhe 30 aktivitetet e para janë falas. Pastaj fëmija ka 3 aktivitete falas çdo ditë. Me Premium ushtron pa kufi.

A duhet që fëmija të dijë të lexojë?

Jo në klasën e parë: çdo detyrë lexohet me zë. Nga klasa e dytë fëmija lexon vetë.

Si e ndjek prindi progresin?

Krijo llogari prindi në dora-ks.com dhe lidhu me kodin nga Profili i fëmijës. Sheh çdo njësi, çdo rezultat dhe merr raport çdo të hënë.

Si paguhet Premium?

Me kartë ose me transfer bankar. Me transfer, Premium hapet menjëherë dhe ne e konfirmojmë pagesën brenda pak ditësh.

A ka reklama ose chat?

Jo. Dora nuk ka reklama dhe nuk ka chat.

Si e përdorin mësuesit?

Mësuesi krijon llogari falas, krijon klasën dhe ua jep nxënësve kodin. Pastaj u cakton detyra me afat dhe sheh kush i bëri.

Gati për mësimin e parë?

Shkarko Dorën falas dhe zgjidh klasën.